Kryetari Kuçi priti në takim zëvendës-ministrat Shkodra dhe Cena

Kryetari i komunës së Junikut Agron kuçi priti në zyrën e tij, zëvendësministrat nga Ministria e Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra dhe Musa Cena. Në këtë takim kryetari Kuçi u informua rreth mundësisë së përfitimit te grandeve dhe projekteve që ndan Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Kryetari i Komunës së Junikut  Agron Kuçi njoftoj zëvendësministrat se është i gatshëm të ofroj projekte mjaft të nevojshme për tu investuar në komunën e Junikut.

Këto projektet në ditët në vazhdim Kryetari Kuçi u zotua se do ti adresoj në ministrinë përkatëse duke shpresuar që sa më shpejt të financohen, për të mirë të qytetareve te Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas …