Brickos

Kryetari Kuçi priti në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Të premten kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi ka pritur në takim, Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, Drejtoreshën e Programit Arsimor “ERASMUS” Kerstin Zielosko – Labonte me bashkëpunëtor të cilët i ka njoftua  për zhvillimet e përgjithshme të Komunës së Junikut. Kryetari Kuçi i ka falënderuar  për ndihmën dhe bashkëpunimin në Programi “ERASMUS” në mes të Gjimnazit, “Kuvendi i Junikut” dhe atij të qytetit të Holzgerlingenit nga Landi i Baden Wurtembergut. Njëherit janë dakordua për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit në mes të shkollave tona., me ç’rast kanë vizitua personelin edukativo- arsimor bashkë me nxënësit e programit dhe ambientet e Gjimnazit, Kuvendi i Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Disa shkolla vitiase përfitojnë robotë në kuadër të projektit Kosova Makers League

Nxënësit e komunës së Vitisë të shkollave të ndryshme fillore të mesme të ulët do …