Hoti: Lëvizja Vetëvendosje që të thërrasë tryezë për subjektet politike që të caktojnë datën e zgjedhjeve

Avdullah Hoti: Lëvizja Vetëvendosje të thërrasë tryezë për partitë politike që të caktojnë datën e zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ripërsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Shefi i deputetëve të kësaj partie, Avdullah Hoti në një konferencë të rregullt javore ka kërkuar nga subjekti tjetër opozitar, Lëvizja Vetëvendosje që të thërrasë tryezë për partitë politike që të caktojnë datën e zgjedhjeve. Sipas tij, me shtyrjen e 20 seancave si pasojë e mungesës së kuorumit, Kuvendi është jofunksional. “Institucionet e kanë humbur legjitimitetin. Ministrat dhe kryeministri nuk po marrin pjesë, është humbur çdo kontroll i demokracisë, këto janë veprime të një qeverie autoritare por këtë s’do ta lejojmë”, ka thënë Hoti. Ai ka shtuar se të gjitha vendimet e qeverisë Haradinaj do të anulohen nga qeveria e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …