leoni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili me këtë rast uroi kryetarin Veseli për përmbylljen e suksesshme të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës nga ana e Kuvendit, duke e konsideruar ditën e sotme si historike Kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Rama, vlerësuan lart marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë, duke i konsideruar ato model për shtetet e tjera në rajon dhe më gjerë. Megjithatë, të dy bashkëbiseduesit shtruan nevojën e një bashkëpunimi më të thellë në të gjithë lëmenjtë, si dhe në kapërcimin e sfidave të përbashkëta në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Gjatë takimit u shkëmbyen informacione dhe ide për zhvillimet e përgjithshme politike e ekonomike në Shqipëri e Kosovë.Në këtë funksion, kryeministri Rama uroi kryetarin Veseli për përmbylljen e suksesshme të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Kosovës nga ana e Kuvendit, duke e konsideruar ditën e sotme si historike. Kryetari Veseli, nga ana e tij, falënderoi kreun e Qeverisë së Shqipërisë për mbështetjen e pakursyer të politikës shqiptare dhe në veçanti të qeverisë së drejtuar nga ai, ndaj Kosovës, si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në ofrimin e përvojave për konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe procesin e integrimit evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …