leoni

Dita Botërore e Shëndetësisë iu kushtua sëmundjes së diabetit

Dita Botërore e Shëndetësisë iu kushtua sëmundjes së diabetit

Ashtu sikur nëpër vende anekënd botës edhe në vendin tonë me anë të aktiviteteve të ndryshme u shënua Dita Botërore e Shëndetësisë. Aktivitetet për të shënuar këtë datë të rëndësishme për shëndetin iu kushtua diabetit. Ekspert të fushës së shëndetësisë theksuan se sëmundja e diabetit po shënon rritje kudo në vendet në zhvillim. Në vendin tonë numri i qytetarëve që trajtohen për shkak të kësaj sëmundje ka arritur në 11 mijë e 242 qytetar. Në  konferencën për medie, ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ju kërkua që të ndryshohet lista e barnave esenciale, duke futur disa barna të cilat nuk janë pjesë e kësaj liste, e për këtë ministri Rrahmani, ka premtuar që shumë shpejtë do të bëjë ndryshimin e kësaj liste. Përfaqësuesi nga Shoqata e Diabetikëve të Prishtinës, Ardian Bublica, ka porositur të gjithë qytetarët që të kenë kujdes me shëndetin, pasi që sëmundja e diabetit është në rritje dhe të gjithë janë të rrezikuar që të preken nga kjo sëmundje.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …