Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e aktivistëve, të cilët u arrestuan derisa po gjuanin me gur ndërtesën e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës solemne kur po jepte betimin kryetari, Hashim Thaçi. Vetëvendosja ka ripërsëritur se ajo nuk e njeh, Hashim Thaçin kryetar të Kosovës dhe se nuk do ta njohin as në të ardhmen. Për këtë, aktivistët tanë përmes një aksioni simbolik kanë penguar nga jashtë këtë seancë, e cila në vend se të ishte betim si besëlidhje e re për Republikën, është një betim mbi shkeljet dhe tradhtitë që Thaçi i ka bërë shtetësisë së Kosovës. Kërkojmë lirimin e pakusht të Atdheut dhe Egzonit”, thuhet në njoftim e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
Skënder Musa: Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po hyn në fazën finale
Procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së, ka hyrë në fazën finale, tha avokati Skënder Musa. …