Brickos

Kryetari Latifi bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Brestoc

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj dhe me bashkëpunëtorë, sot në shënimin e 25-vjetorit të përjetësimit, nderuan 49 martirët e fshatit Brestoc, të vrarë në vitin 1999 nga pushtuesi serb, 5 dëshmorët dhe 6 të pagjeturit.

“Lufta jonë për liri nuk ka pushuar asnjëherë, sepse pushtuesit e kanë zëvendësuar njëri-tjetrin dhe secili ka qenë më i egër se tjetri.

Këtë egërsi e pagoi shtrenjtë edhe Brestoci, fshat që ka numër të madh të të martirizuarve, por nga ky fshat kanë dalë edhe shumë luftëtarë e veprimtarë, të cilët e kanë nderuar emrin e tyre dhe të vendlindjes. Po ashtu, në fushë të nderit kanë rënë 5 dëshmorë, lavdia e të cilëve qëndron si fllad pranveror mbi këtë vend”- u shpreh kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …