Malishevë: Komiteti për arsim, kulturë, rini dhe sport e mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për arsim, kulturë, rini dhe sport në Komunën e Malishevës, i cili drejtohet nga Januz Kastrati, sot e ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt për këtë vit, ku është shqyrtuar një raport pune, e më pas janë bërë edhe vizita në disa shkolla.
Në këtë mbledhje, komiteti e ka shqyrtuar raportin vjetor të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për vitin 2023, raport të cilin, para anëtarëve të komitetit e ka prezantuar drejtori i Drejtorisë, Fitim Shala. Ai gjithashtu është përgjigjur edhe në pyetjet e parashtruara nga ana e anëtarëve të komitetit dhe ka dhënë sqarimet e nevojshme.
Në bazë të planit të punës së komitetit, pas këtij takimi, ata i kanë vizituar disa nga shkollat e Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …