leoni

Në Ferizaj vihet gurthemeli ku do të ngritet shtatorja e ish Kryeministrit britanik, Tony Blair

24 Marsi i vitit 1999 është data kur përfundimisht e përgjithmonë, Kosova mori kthesën drejt lirisë për të cilën u luftua me shekuj, u sakrifikuan breza, ranë dëshmorë e martirë përgjatë historisë bijtë e bijat më të shtrenjtë të popullit shqiptar, kulmuar me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – emblemës së krenarisë kombëtare dhe bombardimet e NATO-së ndaj caqeve ushtarake-policore serbe, që shembën përgjithmonë ngrehinën gjenocidale serbe mbi Kosovën.

Bota lëvizi më 24 Mars 1999, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, shtetet anëtare të NATO-së e ku sot, në këtë përvjetor të 25-të të bombardimeve të NATO-së, në Ferizaj vumë gurthemelin, ku pak muaj më pas, në qershorin e çlirimit, nën organizimin e Fondacionit “Ne kujtojmë Tony Blair” do të ngritet shtatorja e ish Kryeministrit britanik, Tony Blair në sheshin me emrin e tij, për t’i qëndruar epokave si shenjë falënderimi e mirënjohje për kontributin e tij në lirinë e Kosovës!

Mirënjohës sa të jetë jeta, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, shteteve anëtare të NATO-së, që më 24 mars 1999, ishin krahu nga ajri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirimin e Kosovës.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri! ka shkruar në rrjetin e tij social facebook, kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhohen ekipe shtesë për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave nga Komuna e Ferizajt, …