Kryetari Latifi dhe Drejtori Duraku kanë vizituar fshatin Dejnë

Pas shqetësimeve të shprehura nga qytetarët e fshatit Dejnë, lidhur me problemet në sistemin e ujitjes së tokave bujqësore në atë fshat, në teren kanë dalë Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit i shoqëruar nga Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në vend të ngjarjes, gjatë inspektimit, vërejtën se gjatë punimeve, janë dëmtuar gypat dhe si rezultat i kësaj rreth 60 hektar e tokës së punës kanë mbetur pa ujë për ujitje. Tani kur kanë filluar përgatitjet për mbjelljet pranverore mungesa e ujit paraqet problem thelbësor për fermerët e vyeshëm. Kryetari Latifi i siguroi banorët, se ky problem qysh nesër do të rregullohet, pasi menjëherë kontaktoi me organet kompetente për sanimin e  këtij problemi. Më pas ata vizituan edhe serën e bujkut Bedri Bytyqi me sipërfaqe 0.40 ha, i cili e kishte ndërtuar me të hyra vetanake, pa ndihmën e askujt. Sera ishte e mbjella me speca të llojit Sombork dhe sipas planeve të tij, fermeri shpreson që në fund të majit, të dal në treg me produkte vendore. Kryetari Latifi dhe Drejtori Duraku, u zotuan se përkrahja institucionale nuk do të mungoj.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …