Brickos

Gjenerallejtënant Rrahman Rama viziton ekipet e FSK-së në operacionin e kërkimit të trupave të policëve në lumin Lepenc

Gjenerallejtënant Rrahman Rama viziton ekipet e FSK-së në operacionin e kërkimit të trupave të dy policëve

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka vizituar të hënën pjesëtarët e FSK-së të Njësisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra dhe Male, të cilët janë duke zhvilluar operacionin e kërkimit të aksidentuarve (dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës), përgjatë rrjedhës së lumit Lepenc, në aksin rrugor Kaçanik-Hani i Elezit. Me këtë rast, gjenerallejtënant Rama ka mbështetur dhe inkurajuar specialistët e FSK-së, të cilët me vetëmohim dhe profesionalizëm janë duke kryer detyrën, në rrethana të jashtëzakonshme, së bashku edhe me ekipet tjera të përfshira në operacion nga institucione dhe agjenci të ndryshme të specializuara në fushën e kërkimit në ujëra. Me vendim të ministrit FSK-së, Rrustem Berisha dhe me urdhër të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Njësia e Kërkim -Shpëtimit në Ujëra dhe Male, vazhdon të jetë e angazhuar, për të tretën ditë me radhë, në operacionin e kërkimit të aksidentuarve (dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës), në lumin Lepenc në magjistrale Prishtinë – Shkup ( Kaçanik – Hani i Elezit), saktësisht në territorin e komunës së Hanit të Elezit. Deri më tani, zhytësit e FSK-së kanë kontrolluar pëllëmbë për pëllëmbë, pesë kilometra të rrjedhës së lumit, si dhe në tërësi shpatin e malit, vendin e aksidentit në tërë sipërfaqen e tij. Kërkimi është duke vazhduar, së bashku edhe me aktorët tjerë institucionalë të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …