Kryetari Latifi fillon ditën në QKMF “Dr. Fahredin Hoti”

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, sot, filloi javën mbarë me personelin shëndetësor në Repartin e Maternitetit të QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec. Kryetari Latifi ka falënderuar dy specialistët e gjinekologjisë, Dr. Ilir Kadirin dhe Dr. Feirzi Kryeziun si dhe infermieret (motrat), për angazhimin në punë dhe për kryerjen me sukses të lindjeve në këtë repart. Po ashtu nga personeli kërkoi përkushtim edhe më të madh, me qëllim të ofrimit të shërbimeve në kohë dhe me efikasitet të lartë për qytetarët. Vazhdon përkushtimi i institucionit të komunës së Rahovecit për fuqizimin e këtij reparti dhe në përgjithësi të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …