leoni

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, në bisedë me diplomatin amerikan, James O’Brien, është ankuar, pasi Kosova ka hequr dinarin nga përdorimi

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq , ka folur në një konferencë për media pas Samitit të sotëm që u mbajt në Shkup me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, për çështjen e dinarit, duke pretenduar se institucionet e Republikës së Kosovës e kanë ndaluar për transaksione. A ka thënë se për këtë çështje do të vazhdojë konsultimet me  z, O’Brien.  Vuçiq është pyetur nga gazetarët edhe për vizitën që e ka paralajmëruar në Kosovë. Ai  ka thënë se e ka shprehur dëshirën e tij por që kjo nuk nënkupton që do të lejohet të vizitojë Kosovën. “Unë vetëm kam shprehur dëshirën time. Unë jam gjithmonë i lirë dhe i gatshëm të flas me njerëzit tanë në Kosovë, për mua nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq”, ka thënë Vuçiq,

 

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …