leoni

Kryetari Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin ka caktuar Këshillin Organizues  për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin me Numër Protokolli 02/1449/2020 më datë: 06.11.2020  me të cilin ka caktuar Këshillin Organizues  për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar. Bazuar në pikën 1 të vendimit këshilli do të ketë këtë përbërje: Fatmir Iska, kryesues; Bjondina Kleqka, anëtare; Avni Morina, anëtar; Saranda Sallteku, anëtare; Naser Dula, anëtar; Blerta Gashi, anëtare; Qëndresa Duraku, anëtare; Qemajl Krasniqi, anëtar; Shedat Ukaj, anëtar; Muharem Morina, anëtar; Nora Boshnajku, anëtare; Feriz Thaqi, anëtar dhe Myrtezan Dula, anëtar. Pika 2 e vendimit thotë se këshilli organizues, për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar ka për detyrë të ndërmarr të gjitha veprimet organizative për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti takohet me shefin e misionit të OSBE-së, McGurk dhe me ambasadorë nga vendet e Beneluksit dhe ato nordike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot  pjesë në një takim  në …