Vitia dje 14 raste të reja kurse në përgjithësi 70 raste aktive

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka mbajtur mbledhjen me të gjithë mekanizmat ku ka vlerësuar gjendjen aktuale, pas rasteve të reja të shfaqura me Covid 19. Dje komuna e Vitisë ka pasur 14 raste të reja pozitive me Covid-19, prej tyre 6 raste janë nga qyteti i Vitisë, 2 nga Sllatina e Epërme, 3 nga Pozherani, 1 nga Sllatina e Poshtme, 1 nga Podgorci dhe 1 nga Skifteraj. Deri më sot janë 522 raste pozitive, ndërsa 70 raste janë aktive momentalisht. Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka thënë se Institucionet komunale janë të përkushtuara që të zbatojnë rekomandimet dhe do të vazhdohet me masa parandaluese, përderisa ka theksuar se për masat e reja do të kuptohet, pas mbledhjes që do të mbahet sot e kryetarëve të komunave me kryeministrin e Kosovës. Në këtë mbledhje, u bë e ditur se mësimi në shkolla është duke vazhduar dhe nuk ka pasur ndonjë ndërprerje, ndërkohë që 7 nxënës deri më tani janë të prekur nga Covid 19, kurse mësimdhënës janë 4.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …