Kryetari Latifi ka pritur në takim boksierin profesionist, Shqipjon Hoti

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl latifi të martën priti nëv takim boksierin profesionist Shqipjon Hoti kampion i trefishtë në Zvicër.

“Pata kënaqësinë të pres boksierin profesionist nga Ratkoci Shqipjon Hoti, i cili po ndërton një karrierë të suksesshme në Zvicër.

Me tre tituj kampioni të Zvicrës në kategorinë Cruiserweight dhe një rekord të pastër prej 10 ndeshjesh – 10 fitore, Shqipjoni po dëshmon formë të jashtëzakonshme në ring. Aktualisht i renditur në vendin e 103-të në botë dhe i pari në Zvicër në kategorinë e tij, ai është një nga emrat më premtues të boksit profesionist.

Karrierën e ka nisur që në moshën 7-vjeçare, duke punuar me përkushtim, disiplinë dhe shpirt garues.

Me këtë rast, i dhashë mirënjohje me motivacionin: “Për sukseset kulmore të arritura në arenën ndërkombëtare në boksin profesionist dhe për afirmimin e sportit shqiptar në botë”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …