Kryetari Latifi, ka pritur në zyrën e tij bashkëshortët e suksesshëm, Selim dhe Lindita Ukaj

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij bashkëshortët e suksesshëm, Selim Ukaj dhe Lindita Kadiri-Ukaj, të cilët i përgëzoi për punën e mirë që po bëjnë dhe arritjet e tyre të jashtëzakonshme në Gjermani. Bashkëshortët Ukaj kanë ardhur për pushime në fshatin Malësi e Vogël, jetojnë dhe punojnë në qytetin Ansbach dhe me punën që ata bëjnë kanë bërë emër të mirë në Republikën e Bavarisë në Gjermani. Me kompaninë “ADLER” ofrojnë shërbime të specializuara dhe bëjnë instalimin dhe mirëmbajtjen e nxemjeve qendrore, sistemeve për ajrosje dhe ventilim, për ujësjellës, ndërsa disa kompani të tjera bashkëpunojnë dhe punojnë për kompaninë që udhëheq Selimi, ku ka edhe certifikatë të veçantë për furnizime me pajisje, vegla dhe u ofron shërbime edhe disa kompanive gjermane. Bashkatdhetarë të suksesshëm si Selimi dhe Lindita, vërtet të nderojnë sa herë të vizitojnë. Kryetari Latifi i ka ftuar të gjithë ata që mund t’i japin Kosovës, pa ngurrim dhe pa u vonuar ta bëjnë këtë, të investojnë në komunën e Rahovecit kapitalin e fituar me punën e tyre të përkushtuar, e cila është krejt e hapur dhe e gatshme për t’ua lehtësuar dhe shkurtuar shumë rrugën deri tek investimi. Faleminderit për vizitën, Selim dhe Lindita! Ju dëshiroj pushime të këndshme në atdheun tonë të përbashkët! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …