Kryetari Latifi ka pritur në zyrën e tij Dr. Skender Gashin gjinekolog në pension

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij dhe e ka falënderuar në emrin e tij dhe të qytetarëve të komunës së Rahovecit Dr. Skender Gashin, gjinekolog në pension, i cili e ushtroi këtë profesion për 43 vite në Rahovec. Kryetari Latifi tha se, kontributi i tij jetësor mund të na shërbejë si model, – përveç profesionit të mjekut që e kreu me shumë pasion – doktor Skenderi shquhet edhe si intelektual i angazhuar dhe që leximin e ka pasion të madh. Ka marrë pjesë në shumë gara të vrapimit në maratona dhe gjysmë maratona, duke u bërë frymëzim për sportdashësit e rinj. Dr. Skender Gashi nga sot ka vendosur që ta pushojë angazhimin e tij si mjek gjinekolog duke u larguar edhe nga Rahoveci për të jetuar gjetkë. Sigurisht se gjurmët e punës së tij shumëvjeçare janë të dukshme, prandaj me kënaqësi ia ndava një mirënjohje në shenjë falënderimi publik për punën dhe përkushtimin e tij si profesionist dhe si qytetar i angazhuar. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për shëndetin e nënave dhe të fëmijëve, Dr. Skender Gashi! Ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …