Kryetari Latifi, ka pritur për vizitë Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur gjatë ditës për vizitë Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku fokus kryesor i takimit ishte diskutimi mbi gjendjen aktuale në komunën e Rahovecit, pas pandemisë së shfaqur COVID-19. Haradinajn, kryetari Latifi e ka njoftuar për masat e ndërmarra nga Komuna e Rahovecit për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. I rikonfirmova se situata në komunën e Rahovecit është e qetë dhe stabile, dhe se Shtabi i Posaçëm Emergjent po punon me përkushtim në zbatimin e të gjitha masave preventive dhe në menaxhimin e situatës së krijuar. Kryetari, Ramush Haradinaj shprehu vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për punën përgatitore të Komunës së Rahovecit dhe menaxhimin e situatës me përgjegjësi dhe efikasitet. Takimi i përbashkët, edhe njëherë vuri në dukje se Kryetari Haradinaj, vazhdon të jetë pranë nesh edhe në situatat më të vështira duke na ofruar mbështetje të pa rezervë në secilën situatë të vështirë që gjindemi si Komunë, e parasëgjithash në këto kohë ku ndihma e secilit është e mirëpritur, ka thënë kryetari Latifi.

Kryetar faleminderit për respektin, mbështetjen dhe solidaritetin, bashkë do të dalim fitues edhe në këtë sfidë!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …