Brickos

Kryetari Latifi ka pritur për vizitë një grup studentësh të shoqëruar nga profesorët e Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Giessen nga Gjermania

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur për vizitë një grup studentësh të shoqëruar nga profesorët e Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Giessen nga Gjermania, Rainer dhe Till, si dhe profesorin z. Arben Mehmeti nga Fakulteti i Bujqësisë i Universitetit të Prishtinës. Ishte kënaqësi për mua të bashkëbisedoj me këta studentë që po qëndrojnë në Kosovë këto ditë, të cilët po ashtu patën mundësinë ta vizitojnë edhe Qendrën Grumbulluese të Pemëve dhe Perimeve “Agro Celina”, kompaninë “ Stone Castle” dhe disa kompani të tjera në komunën e Rahovecit. Nuk ka mënyrë më të mirë të prezantimit të Kosovës në botë sesa përmes mesazheve që dërgohen nga studentë të huaj që vizitojnë Kosovën, ka thënë kryetari Latifi, njëherit i ka falënderuar për vizitën që i bënë komunës së Rahovecit!

Mund të jetë një imazh i 14 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …