Jixhit Bulut ka alarmuar mediat kryesore greke me një postim që është konsideruar si kërcënim i hapur për Greqinë

Bashkimi Evropian shprehu shqetësim lidhur me deklaratat e Turqisë kundër Greqisë

Ditë më parë  kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan Erdogan akuzoi Greqinë për pushtimin e ishujve të çmilitarizuar në Egje dhe tha se Turqia ishte e gatshme “të bëjë atë që është e nevojshme” kur të vijë koha. Turqia dhe Greqia dy shtete anëtare   të NATO-s, kanë mosmarrëveshje lidhu me fluturimet mbi hapësirat territoriale të të dyja palëve, statusi i ishujve të Egjeut e deri te kufijtë detarë dhe burimet hidrokarbure në Mesdhe, si dhe Qiproja e ndarë etnikisht. “Deklarimet e vazhdueshme armiqësore nga drejtuesit politikë të Turqisë kundër Greqisë…ngrenë shqetësime serioze dhe kundërshtojnë plotësisht përpjekjet e nevojshme për uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor,” tha Peter Stano, zëdhënës i shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Kërcënimet dhe retorika agresive janë të papranueshme dhe duhet të ndalen,” shtoi ai, duke nënvizuar kërkesat e BE-së që dallimet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 34 mijë e 183 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite po i vazhdon në Rripin e Gazës

Është rritur në 34 mijë e 183 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që …