Kryetari Latifi ka vazhduar ciklin e debateve publike me qytetarë të fshatrave Dejnë, Dobidol, Vrajakë dhe Bratatin

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi i shoqëruar edhe nga nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtor të drejtorive komunale, ka vazhduar ciklin e debateve publike me qytetarë të fshatrave Dejnë, Dobidol, Vrajakë dhe Bratatin për KAB-in komunal për vitet 2022-2024.

“Ciklin e debateve publike me qytetarë i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, e kam vazhduar me takimet e mbajtura me qytetarët e fshatrave: Dejnë, Dobidol, Vrajakë dhe Bratatin. Interesimi i qytetarëve në këto debate është për lakmi. Përveçse bashkëbisedimit, ne po dëgjojmë kërkesa e shqetësime legjitime, që synojmë t’i përfshijmë në planin tonë të punës për vitin 2022.  Arritjet e deritashme janë të shumta, por angazhimi ynë nuk do të ndalet, as edhe një ditë të vetme”, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …