Kryetari Latifi ka vizituar biznesin “Haxhijaha Trade”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, kanë vizituar biznesin “Haxhijaha Trade”, ku u pritën nga pronari Nevzat Haxhijaha me bashkëpunëtorë. “Haxhijaha Trade” është një nga kompanitë më të mëdha dhe serioze në komunën e Rahovecit.  Një brend i njohur gjithandej në Kosovë, me 45 punëtorë, Haxhijaha ka arritur që me përkushtim dhe seriozitet të arrijë këtu ku është sot. Kryetari Latifi është  informuar rreth planeve të tyre për investime të mëdha në një plan afatshkurtër ku pritet të krijohen edhe më shumë vende pune për Rahovecin. Kryetari Latifi, i siguroi ndërmarrësit se do të vazhdoj të jet afër bizneseve dhe zhvillimeve të tyre, me të gjitha kapacitetet.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …