Brickos

Kryetari Latifi, ka vizituar disa biznese të suksesshme në fshatin  Krushë e Madhe

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me bashkëpunëtor, ka vizituar disa biznese të suksesshme në fshatin  Krushë e Madhe, ku janë pritur nga Avdurrahmon Duraku në ndërmarrjen e tij për prodhimin e gypave “Euro Drinia”, që operon tash e 15 vjet në treg. Pastaj është vizituar edhe “Agro Krusha” e cila ka rreth 30 punëtorë dhe që produktet i plason në tregun vendor dhe evropian, kryesisht turshi dhe ajvar, ndërsa në përgjithësi ka rreth 14 lloje të produkteve. Ngjashëm, edhe kompania “Apetiti” është kompani që ka 25 punëtorë, ku bënë prodhimin dhe konservimin e turshive dhe ajvarit (11 lloje,) e i eksporton produktet në Gjermani. Kryetari Latifi është shprehur i lumtur duke i pa bizneset e tilla të suksesshme në komunën e Rahovecit. Si komunë kemi krijuar shumë lehtësira për bizneset prodhuese dhe që krijojnë vende të punës. Kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …