Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorë të drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nën shoqërimin e nënkryetarit Iska dhe kabinetit të tij, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja filloi me diskutime rreth çështjeve me rëndësi për banorët e Komunës së Rahovecit. Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila drejtori veç e veç raportoi për punët e javës që shkoi dhe planet që priten të realizohen gjatë kësaj jave. Përveç drejtorive, tash e tutje në mbledhje të tilla do të marrë pjesë edhe shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, z.Lendrit Qeli, i cili raportoi për punët dhe aktivitetet e zhvilluara nga kjo zyrë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtorë nderuan luftën e dëshmorëve të rënë për liri

Sot, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me nënkryetarin, z. Sami …