Kryetari Latifi mban debat me kryetar të lagjeve dhe fshatrave të Komunës, diskutohet për mbeturinat

Në sallën e Kuvendit Komunal, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajt debat me kryetarët e lagjeve në qytetin e Rahovecit dhe kryetarët e fshatrave. Në debat u diskutua lidhur me mbeturinat dhe organizimi i një aksioni vullnetar për mbledhjen e mbeturinave. Kryetari Latifi fillimisht tha se ne e kemi formuar një komision i cili ka pasur për detyre me i evidentuar-incizuar gjendjen në mënyrë që të dimë saktësisht se çfarë situate kemi me mbeturinat inerte dhe mbeturinat e amvisërisë, se a janë ato deponi legale apo janë ilegale. Në vazhdim, kryetari Latifi i ka njoftuar të pranishmit në debat se me data 2 Maj 2018, do të organizohet një aksion për pastrimin e deponive, aksioni do të organizohet në bashkëpunim me kryetarët e fshatrave dhe lagjeve, bizneset, me operatorët që kanë  marrëdhënie kontraktuale me Komunën, shkollat fillore dhe të mesme të Komunës, vullnetar, aktivist të shoqërisë civile etj.  Aksioni i gjithëmbarshëm do të zgjas duke u bazuar në një plan operacional dhe do të na siguroj që Komuna jonë, do të jetë me një mjedis të pastër dhe me një mjedis të gjelbëruar tha kryetati Latifi. Kryetarët e lagjeve dhe fshatrave që ishin prezent në debat u shprehen të gatshëm që ti përgjigjen aksionit vullnetar për pastrimin e deponive ilegale, duke thënë se një aksion i tillë është i nevojshëm për që duhet të punojmë më shumë se çka do të bëhet pas pastrimit të këtyre deponive ilegale.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …