Serwer - Grenell: Nuk ka mundësi që prokurori të mos kishte ‘lejen tënde’ për shkak se ai është i caktuar nga Trump

Serwer: Kosova duhet ta ruajë dhe ta sigurojë sovranitetin e saj territorial me çdo çmim

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se kryetari i Amerikës, Donald Trump, pavarësisht se gruan e ka sllovene, ai asnjë moment nuk e ka kaluar në Ballkan, por  në administratën e Trumpit ka zyrtarë të cilët e duan Kosovën me sovranitet të plotë. “Megjithatë, ka njerëz sikur zëvendës0presidenti Mike Pence, që e ka bërë të qartë se amerikanët e duan shtetin e Kosovës me sovranitet të plotë”, ka thënë Serwer gjatë diskutimit të organizuar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave me temën “Ballkani, BE-ja dhe ShBA-të: A mund të sinkronizohen përsëri?” Kosova duhet ta ruajë më çdo çmim sovranitetin territorial me çdo çmim, dhe për këtë duhet të keni afërsi me shtetet mike që janë fuqi të mëdha”, Server  ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lista Serbe, për të cilat ka thënë se janë parti antikushtetuese në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …