Kryetari Latifi me bashkëpunëtor vizitoi tregun e qytetit ku ka filluar projekti për riparimin e tij

Për të rregulluar infrastrukturën, me qëllim që të përafrohet me standardet evropiane dhe në fund të krijojmë konsumatorë të kënaqur me cilësinë e asaj çka vëjnë në tryezë, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me nënkryetarin, Fatmir Iska dhe Drejtorin e Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, vizituan tregun e qytetit ku ka filluar projekti për riparimin e tij. Projekti është investim i komunës së Rahovecit me vlerë prej: 3,444.00 Euro, në të cilin përfshihen: Rrethimi i tregut, ngjyrosja e shtandeve, pastrimi i mjedisit, pastrimi, zhbllokimi dhe riparimi i nyjeve sanitare dhe largimi i mbeturinave përreth. Mbesim të përkushtuar për mbështetjen e të gjithë qytetarëve, duke iu ofruar kushte më të mira për ekspozimin e produkteve të tyre në treg dhe konsumatorë të cilët do ta bëjnë zgjedhjen e duhur për blerje cilësore dhe pa mëdyshje, ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Urgjentisht të zgjidhet problemi i kontratave kolektive, komunave u janë marrë 115 milionë euro

Kryetarët e komunave të Kosovës i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti që urgjentisht të zgjidhet …