Kryetari Latifi nderon dëshmorin Skender Kastrati

 

Në 21 vjetorin e rënies heroike, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë, kujtuan jetën dhe veprën e dëshmorit të kombit Skender Kastrati nga Malësia e Vogël, duke bërë homazhe te lapidari i dëshmorit.

Sakrifica e dëshmorëve të UÇK-së është baza e lirisë së Kosovës, andaj t’i kujtojmë e nderojmë ata që flijuan jetën për Atdhe, ka thënë në një postim të tij në facebook Kryetari Latifi!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj emëron Kastriot Himaj drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar se të martën ka emëruar …