Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Brukseli kërkon institucione funksionale për përshpejtimin e reformave në Kosovë

Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë mbajtur në Prishtinë takimin e shtatë të Komitetit të Stabilizim-Asociimit, ku u shqyrtuan zhvillimet politike, ekonomike dhe progresi në zbatimin e reformave që lidhen me integrimin evropian. Takimi u bashkë kryesua nga kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, dhe Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Valentina Superti. Palët diskutuan për përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, si dhe për përafrimin me legjislacionin dhe standardet e BE-së. Bashkimi Evropian vlerësoi progresin e arritur në disa fusha, por theksoi se funksionalizimi i plotë i institucioneve mbetet kyç për përshpejtimin e reformave dhe avancimin e procesit integrues. Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës ritheksoi përkushtimin për zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor. Të dyja palët u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin për avancimin e reformave dhe afrimin e mëtejshëm të Kosovës me Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Jashari pret delegacionin amerikan, theksohet roli i FSK-së në sigurinë rajonale

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur një delegacion amerikan …