Kryetari Latifi në 24 vjetorin e rënies ka kujtuar dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, veteranë dhe familjarë të të rënëve për liri, në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe te lapidari në Hamoc, nderuan kujtimin për ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Në 24 vjetorin e përjetësimit, kujtuan dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi. Bekim Sylka erdhi nga mërgimi për të sakrifikuar gjithçka për lirinë e Kosovës. Ai ra trimërisht dëshmor në betejën e përgjakshme të Hamocit, me 26 maj të vitit 1999, për të mos vdekur kurrë. Vepra e Bekim Sylkës, Besim Kabashit, Avni Thaçit dhe shokëve të tyre është fanar i pashuar që ndriçon rrugën tonë.

May be an image of 10 people, the Tomb of the Unknown Soldier and the Vietnam Veterans Memorial

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …