Brickos

Kryetari Latifi dhe Ministrja Rizvanolli, vizituan Kramovikun dhe Gurin e Kuq, ku do të ndërtohet Parku Solar për energji të ripërtërishme

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me Ministren e Ekonomisë, znj Artane Rizvanolli, vizituan Kramovikun dhe Gurin e Kuq, ku do të ndërtohet Parku Solar për energji të ripërtërishme, i pari i këtij lloji në Kosovë, në kapacitet prej 100 MW. Ndërtimi i këtij centrali solar paraqet një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të gjelbër për komunitetin tonë. Komuna e Rahovecit e ka bërë të qartë synimin e saj për t’i krijuar kushtet për zhvillim afatgjatë e të qëndrueshëm. “Ne, si qeveri lokale dhe si komunitet, e përkrahim këtë projekt dhe do ta bëjmë të pamundurën që atë ta shpijmë përpara. Ne e dimë se ky projekt është i rëndësishëm si për Komunën e Rahovecit, ashtu edhe për tërë vendin. Vlen të theksohet fakti, se kjo tokë, asnjëherë nuk ka qenë e lërueshme dhe e shfrytëzuar, por tash ajo ka një destinim të qartë. Ky projekt simbolizon të ardhmen dhe u jep shpresë qytetarëve dhe komunitetit tonë. Ai do të krijojë vende të reja pune dhe do të tërheqë investime për ta ndërtuar dhe fuqizuar zonën tonë. Ne shpresojmë që projekti solar në Rahovec do të shërbejë si shembull për komunat e tjera të Kosovës. Bashkërisht do ta ndërtojmë një të ardhme më të pastër e më të gjelbër – një të ardhme që fëmijët tanë do të jenë krenarë ta trashëgojnë!”- u shpreh kryetari Latifi. I falënderojmë për bashkëpunim Ministrinë e Ekonomisë dhe USAID-in, i cili do të vazhdojë në funksion të realizimit të këtij projekti. Shpresojmë se do t’ia arrijmë qëllimit dhe nuk do të kemi vështirësi në realizim!

May be an image of 8 people and people standing

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …