Kryetari Latifi pritet në takim nga ministri Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit janë pritur në takim nga Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Gjatë takimit i janë prezantuam ministrit planet dhe është informuar për angazhimet e qeverisë Komunale të Rahovecit. Me këtë rast, Kryetari Latifi ministrit të Arsimit i ka dorëzuam 7 kërkesa për investime në shkollat e Komunës së Rahovecit, duke filluar nga kërkesa për ndërtimin e objekteve të reja shkollore, kërkesa për meremetimin dhe riparimin e shkollave, kërkesa për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në shkolla, kërkesa për furnizimin e shkollave me pajisje laboratorike dhe mjete konkretizimi të tjera. Kryetari Latifi, nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë mbështetje në kërkesat duke premtuar se të gjitha kërkesat do të shqyrtohen dhe trajtohen në  përputhje me mundësitë buxhetore që i ka dhe do t’i ketë Ministria e Arsimit, gjatë muajve dhe viteve të ardhshme. Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi po ashtu premtoi se së shpejti do ta vizitojë Komunën e Rahovecit për të parë nga afër të gjitha nevojat dhe kërkesat, me të cilat përballet Drejtoria Komunale e Arsimit dhe shkollat e Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …