Kryetari Latifi priti në takim një grup biznesmenësh Italianë të interesuar për të investuar në sektorin e bujqësisë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale dhe Vesel Krasniqi, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë pritur në takim një grup biznesmenësh Italian të interesuar për të investuar në sektorin e bujqësisë. Kryetari Latifi, gjatë takimit u ka thënë biznesmenëve Italian, se si institucione Komunale jemi të gatshëm për bashkëpunim në sektorin e bujqësisë dhe në sektor të tjerë të cilët ju e shihni të arsyeshëm që të bashkëpunojmë ,dhe në të ardhëm nga bashkëpunimi të ketë suksese dhe nga këto suksese të përfitojnë fermerët e Komunës. Biznesmenët Italianë i kanë falënderuar të gjithë të pranishmit në takim duke thënë se e vlerësojnë lart interesin e Qeverisë Komunale për shprehjen e gatishmërisë për fillimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, fillimisht me trajnimin në Itali të fermerëve në të cilët shprehin interesim për kultivimin e qershisë kineze.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …