Menaxhim më i mirë i mbeturinave në Skenderaj

Në kuadër të përgjegjësive dhe kompetencave të saj, Drejtoria për Shërbime Publike e Komunës së Skenderajt, në funksion të përmbushjes së planit vjetor të punës, është duke realizuar aktivitetin e shpërndarjes së kontejnerëve për mbeturina nëpër disa fshatra të komunës së Skenderajt. Projekti i kontejnerëve, që është dhuratë e GIZ-it gjerman për Komunën e Skenderajt, ka për qëllim të kontribuojë në ruajtjen e ambientit të pastër, duke ndërgjegjësuar publikun, respektivisht qytetarët, që mbeturinat të hedhën në vendin e caktuar. Në gjithë territorin e Komunës së Skenderajt janë 1300 kontejnerë, të cilët janë shpërndarë në fshatrat e Skenderajt. Drejtori i Shërbimeve Publike, Ibush Hetimi, duke e vlerësuar mbështetjen e GIZ-it gjerman, ka theksuar se, vendosja e kontejnerëve nëpër fshatrat e komunës së Skenderajt, kontribuon në ruajtjen e ambientit. Komuna e Skenderajt kohë më parë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me GIZ-in gjerman, për të realizuar projektin për trajtimin e mbeturinave, që ka për qëllim përmirësimin e gjendjes së ambientit në të ardhmen. Sipas drejtorit Hetemi, shumë shpejt pritet të nënshkruhet një memorandum tjetër bashkëpunimi mes Komunës së Skenderajt dhe GIZ-it, për pajisje me 3 kamionë për grumbullimin e mbeturinave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim mësimdhënësin vitias, Nefail Rrahimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Nefail …