Brickos

Kryetari Smajl Latifi ka vënë gurthemelin për ndërtimin e Kompleksit Memorial në fshatin Retijë

Në vigjilje të „Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998”, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Bislim Zogaj, bashkëluftëtarë, miq e familjarë, kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e Kompleksit Memorial në fshatin Retijë. Kryetari Latifi me këtë rast ka thënë se, ndihem mëse i kënaqur që po realizohet ky projekt me rëndësi edhe historike, pasi që Retija ishte vatër e angazhimit dhe veprimtarisë ilegale të paraluftës, vatër e rezistencës dhe luftës së njësive të UÇK-së, vend ku veproi UÇK-ja, gjithashtu edhe fshati ku u bë riorganizimi i Brigadës 124 “Gani Paçarizi” e i disa brigadave të Zonës Operative të Pashtrikut të UÇK-së. Retija i dha bukë, strehë dhe jetë UÇK- së në ditët më të vështira dhe me djersë e gjak pagoi çmimin për lirinë e këtij vendi, e i bëjnë roje lirisë 3 dëshmorët dhe 19 qytetarët liridashës. Ndërtimi i këtij memoriali, për nderimin e të rënëve për liri, është investim i Komunës së Rahovecit në bashkëfinancim me Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, andaj shfrytëzoj rastin ta falënderoj Bislim Zogajn për ndihmën dhe bashkëpunimin! Angazhimin tonë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore e historike, përveçse e kemi prioritet dhe qëllim tonin, e ndiejmë edhe detyrim ndaj të rënëve e të gjallëve.

Lavdi gjakut të derdhur për liri! Tha kryetari latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Agjenda e Kontratës Sociale për Ferizajn

Komuna e Ferizajt  dhe qytetarët e saj zotohen të zbatojnë Agjendën e  Kontratës Sociale të …