Kryetari Latifi vizitoi fshatrat Zoqisht dhe Opterushë

Drejtori i BPZhR në Rahovec, Berat Duraku bashkë me Kryetarin e Komunës Smajl Latifi, vizituan fshatrat Zoqisht dhe Opterushë, ku patën rastin të vizitojnë edhe Vreshtat e kësaj zone. Kryetari Latifi edhe njëherë ka shprehur gatishmërinë dhe fokusin e plotë që e ka për të gjithë sektorët e bujqësisë. Ai gjithashtu bashkë me qytetarët ka shpalosur projektet e realizuara deri më tani, po ashtu edhe banorët i kanë treguar më tej për nevojat e tyre. Me këtë rast edhe Drejtori Berat Duraku i ka njoftuar fermerët e kësaj ane se aplikimi për tu pajisur me mekanizëm bujqësorë do të filloj nga dita e martë si dhe i ka uruar ata për dëmshpërblimin që i ka ofruar Qeveria e Kosovës për dëmet e Qershorit 2018.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …