Kryetari Lushtaku ka vizituar familjen e ish ushtarit dhe eprorit të UÇK-së Xhemshit Krasniqi

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku ka vizituar familjen e Xhemshit Krasniqit nga Prizreni, ish ushtar dhe epror i lartë i UÇK-së. Në takimin e përzemërt me familjen Krasniqi, Lushtaku ka shprehur respekti maksimal për këtë familje dhe në veçanti për kontributin e madh të Xhemshit Krasniqit gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së.

Familja Krasniqi e ka mirëpritur vizitën e Lushtakut, duke çmuar edhe kontributin e tij gjatë dhe pas luftës. Kryetari Lushtaku gjatë vizitës në familjen Krasniqi në Prizren ishte i shoqëruar edhe nga Mergim Lushtaku deputet i zgjedhur i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Si Lushtaku, po ashtu edhe familja Krasniqi u shprehën të sigurt në pafajësinë e Xhemshit Krasniqit, i akuzuar dhe dënuar për krime lufte, duke shpresuar se edhe në këtë rast në fund drejtësia do të triumfojë dhe do të vërtetohet pastërtia e luftës së UÇK-së dhe ushtarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …