leoni

Kryetari Muharremaj, para gazetarëve ka fol për të arriturat e Komunës në gjashtëmujorin e parë

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, në konferencën e organizuar me gazetarë, ka shpalos sukseset e arritura dhe premtimet e realizuara në gjashtëmujorin e parë të qeverisjes së tij. I pari i Komunës së Suharekës ka theksuar se: “Nga marrja e mandatit deri tash kam mbajtur mbi 1.600 takime me qytetarë, dy debate publike në qytet, të tretin e kemi javën që po vjen, ndërsa kam mbajtur mbi 15 debate publike nëpër fshatra të Komunës. Kemi treguar rezultate pozitive në të gjitha fushat gjatë kësaj kohe, mirëpo fillimisht do të flasë për infrastrukturën, pasi është temë e rëndësishme për qytetarë. Për këtë vit kemi planifikuar 53 projekte, ndërsa jemi duke punuar në 43 rrugë nëpër të gjitha fshatrat. Kemi punuar edhe në përmirësimin e ambientit, kemi premtuar që do të jemi Komuna më e pastër dhe ia kemi arritur qëllimit, shumë shpejt do të angazhojmë edhe rreth 30 mirëmbajtës të ambientit nëpër fshatra. Kemi krijuar një deponi legale për mbeturina. Në shëndetësi kemi lëshuar 4 ambulanca në punë, ndërsa në katër Qendra të mjekësisë familjare punohet me dy ndërrime deri në ora 22,00. Pastaj kemi edhe një ekip të mjekëve që viziton personat e moshuar dhe të palëvizshëm. Edhe në bujqësi kemi realizuar premtimet, kemi angazhuar 5 ekspertë bujqësorë që janë vazhdimisht në teren dhe japin këshilla për fermerët. Kemi ndarë sera për fermerë nga pesë ari, ndërsa në arsim kemi sfidë të madhe të ndryshojmë arsimin për të mirë dhe këto ditë kemi nxjerrë një rregullore që do të përmirësoj arsimin në Komunën e Suharekës. Shkollave do t’ia ndërrojmë ambientin e jashtëm dhe të brendshëm, do të ketë cilësi në arsim, do të kthehen laboratorët dhe kabinetet në çdo shkollë etj.”Kryetari Muharremaj ka fol edhe për dikasterët tjerë dhe për secilën punë ka dhënë sqarim. Ai më pas është përgjigjur në shumë pyetje që i kanë bërë gazetarët, për të cilat ka dhënë sqarime dhe përgjigje të arsyeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …