Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i takon degët e PDK-së në Skënderaj dhe Drenas

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i takon degët e PDK-së në Skenderaj dhe Drenas

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisur një tur vizitash nëpër të gjitha degët e PDK-së në Kosovë për t’i falënderuar për angazhimin e palodhshëm në zgjedhjet e fundit. Hoxhaj takimet i ka filluar në në Skenderaj dhe Drenas, ku ka takuar anëtarët dhe kryesitë e degëve, me të cilët ka diskutuar për punën që e pret Partinë Demokratike të Kosovës tutje. “Kryetari Hoxhaj është shprehur mirënjohës për punën dhe angazhimin e tyre të pandalur për PDK-në dhe për Kosovën.”, thuhet në postimin e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …