leoni

Rinumërimi i 141 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme

Rinumërimi i 141 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet të përmbyllet gjatë ditës së sotme

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi për Arbresh.info ka konfirmuar se është në përfundim rinumërimi i gjithsej 142 vendvotimeve, 134 sipas vendimit të PZAP-së, dhe 7 sipas KQZ-së. “Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, përmbyllet gjatë ditës, pasi kanë mbetur edhe një numër i vogël që janë në proces”, ka thënë Elezi. Tutje Elezi tha se janë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e paraqitura. “Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, përfundoi Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …