leoni

Kryetari Nura bashkë me drejtorin e urbanizmit kanë vizituar rrugën Rezallë-Likoc

Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura bashkë me drejtorin e urbanizmit Driton Mulaj kanë vizituar rrugën Rezallë-Likoc. Ndonëse zgjerimi i kësaj rruge ishte i planifikuar dhe i buxhetuar që nga vitit 2017, kjo rrugë akoma nuk është përfunduar. Kryetari Nura është zotuar që shumë shpejt do të vazhdojnë punimet dhe ky projekt përfundimisht të jetë në shërbim të qytetarëve. Prioritetet e kësaj qeverisje komunale në bashkësinë lokale të Likocit sipas kryetarit Nura janë zgjerimi i rrugës Rezallë- Likoc, ndërtimi i qendrës së Likocit, rregullimi i degëzimeve të rrugëve bashkë me ndriçimin e vendbanimeve dhe ndërtimi i degëzimeve të kanalizimeve.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, këpucë dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …