Kryetari Nura ka inspektuar punimet në lumin “Klina”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura së bashku me drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, Besarta Meha – Ademi dhe drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë mbikëqyrë sot ecurinë e punimeve të projektit për zgjerimin dhe trajtimin e shtratit të Lumit “Klina”, punime këto që po zhvillohen në fshatin Klinë e Epërme që vazhdojnë në drejtim të Kuqicës. Pas fatkeqësisë së vërshimeve të 19 janarit të këtij viti, Qeverisja Lokale i ka dhënë prioritet trajtimit dhe zgjerimit të shtratit të Lumit “Klina”, me qëllim që të evitohet rreziku i përmbytjeve eventuale dhe dëmeve që mund të shkaktohen nga një fatkeqësi e tillë. Në këtë mënyrë, është trajtuar pjesa e qytetit të Skenderajt dhe fshatrat: Klinë e Epërme, Klinë e Mesme, Klinë e Poshtme, Llaushë dhe Tushilë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …