leoni

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli: Në krye me Zenun Pajazitin Gjilanit po i vjen ndryshimi

Kryetari, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për Kryetar të Gjilanit, Zenun Pajaziti zhvilluan aktivitet parazgjedhor

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për Kryetar të Gjilanit, sot ka pasur një mëngjes pune me disa ndërmarrës, mjekë, profesorë, artistë dhe sportistë të Gjilanit. Veseli ka thënë se gjilanasit janë entuziastë për fitoren e Zenunit dhe ndryshimin e Gjilanit me të. “Në krye me Zenun Pajazitin, Gjilanit po i vjen ndryshimi. Entuziastë janë edhe njerëzit që e mbajtën gjallë jetën kulturore e sportive në këtë qytet, bashkë me ndërmarrësit që hapën qindra vende pune për gjilanasit. Edhe profesorët, mjekët dhe punëtorët shëndetësorë besojnë se Zenuni është Forca e Ndryshimit. Mëngjesin e nisëm me ta dhe me qytetarët në Gjilan, që si epiqendër do i prijë zhvillimit të Anamoravës”, ka thënë Veseli. Qytetarët e Komunës së Gjilanit, sipas Veselit, do të vendosin për platformën qeverisëse të PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …