Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani: Kosova synon anëtarësimin në Organizatën Botërore të Turizmit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani: Kosova synon anëtarësimin në Organizatën Botërore të Turizmit

Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) kanë mbajtur konferencën “Diplomacia dhe Turizmi”. Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe industrisë, tha se Qëllim parësor i kësaj dite është vetëdijësimi për rëndësinë e turizmit. Ai tha se Kosova synon të anëtarësohet në organizatën botërore të turizmit. Ndërsa tha se Kosova mund të përdor turizmin si sektorin më potencial për zhvillim ekonomik. Sipas tij, MTI është duke i kushtuar kohë dhe përkushtim zhvillimit të sektorit të turizmit, ku një ndër prioritetet është rifunksionalizimi i zyrës së turizmit. “MTI do të bëjë riaktualizimin e projektit të Brezovicës dhe do të ftojë investitorët të investojnë në këtë zonë”, tha ai Hasani. Drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadori Albert Prenkaj, tha se në politikën e jashtme diplomacia ekonomike është një ndër prioritetet e para dhe me qeverinë e re. Kurse, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë(KIESA), tha se turizmi si sektor ekonomik ka nevojë për mbështetje, duke bërë të mundur një mundësi më të mirë të promovimit të sektorit të turizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …