Kryetari i PDK-së, në Prizren, Minir Krasniqi, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam së kësaj komune

Kryetari i PDK-së, në Prizren, Minir Krasniqi, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam së kësaj komune

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, dega e PDK-së në Prizren, dhe kryetari i saj, Minir Krasniqi, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam në Komunën e Prizrenit, me urimet më të përzemërta që ditët që do vijnë, të na gjejnë të bashkuar rreth sfidave, por edhe për sukseset tona të përbashkëta. Festa e Kurban Bajramit, përçon kultivimin e gjithëhershëm të dy dimensioneve, atë hyjnor dhe human. Përkushtimet tona të përbashkëta shoqërore, do jenë të vazhdueshme  në krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe mirëqenie, për të gjithë qytetarët e komunës sonë. Festa e Kurban Bajramit, është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Krijuesit tonë, dhe koha e përkushtimit të gjithëmbarshëm për afrim mes njerëzve.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …