Kryetari Ramosaj, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Organizatën Joqeveritare “Anibar”

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim drejtorin e Organizatës Joqeveritare “Anibar”, Vullnet Sanaja, me të cilin janë dakorduar që të nënshkruajn një Memorandum Bashkëpunimi. Ky memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim mundësin e hapësirës për zhvillimin e programit të praktikës në komunën e Deçanit dhe zhvillimin e platformës online për qasjen aktive te të rinjve në proceset vendimmarrëse në nivelin lokal!

Këto aktivitete do të  implementohen në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Ndryshim”, në kuadër të programit “Angazhimi për Barazi – E4E”, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID Kosovo dhe zbatuar nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …