Komiteti i komuniteteve në Deçan mbajti takimin e parë për vitin 2020

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Deçanit, ka mbajt takimin e parë të rregullt për vitin 2020 të udhëhequr nga kryesuesi Elmir Nezaj, në praninë e anëtareve të këtij komiteti, përfaqësuesve të OSBE-së, UNMIK-ut dhe KFOR-it. Duke ju dëshiruar një vit të mbarë dhe me sukses bëri të ditur se nga ky takim anëtari i këtij komuniteti nga radhët e AAK-së Besnik Hulaj do të zavendesohët më një anëtar të ri nga asamblea komunale me Kestrim Avdimetaj –PDK, ky zëvendësim bëhet në formë të rotacionit me mandate në bazë të numrit të anëtareve nga subjekte politike. Mbledhja ka vazhdu me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, nga zyra e ZLK-së Shaban Pejqinoviq, tregoi për punën e kësaj zyre për kërkesat dhe vizitat që kanë bërë në teren, duke shtuar se nuk kanë ndonjë rast të veçantë për tu theksuar. Palët të cilat frekuentojnë këtë zyrë gjithmonë marrin informacionet e duhura për kërkesat që kanë nga punëtoret e këtij sektori. Udhëheqësi i këtij Komiteti bëri të ditur se në bazë të planit të punës në çdo takim do të ketë të ftuar drejtor të drejtorive përkatëse për temat që caktojmë, në mënyrë që të jemi më të informuar dhe të bashkëpunojmë më ngushtë për kërkesat e qytetarëve të komunitetit pakicë që jetojnë në komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …