Kryetari Latifi dhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec nënshkruan marrëveshje për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec, Shani Sylka, kanë nënshkruar marrëveshjen për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të personave të vdekur të cilët varrosen në territorin e Komunës së Rahovecit.

Sipas marrëveshjes, Këshilli i Bashkësisë Islame në Rahovec, obligohet që të kryej shërbimet e varrimit, të cilat mbulohen me mjete buxhetore të Komunës së Rahovecit, ku përfshihet regjistrimi i rastit në librin amëz i të vdekurve, fletë lajmërimet, hapja e varrit, sigurimi i mjeteve tjera për varrin dhe kufomën, me kosto të përgjithshme prej 200 eurove.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …