KSHMPAK – Miratoi Planin e Punës për vitin 2020

Nën kryesimin e Alban Mazrekut u mbajt mbledhja e (I) parë për vitin 2020 e rregullt e Komitetit për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuar. Fillimisht, Kryesuesi, Alban Mazreku i përshëndeti dhe uroi anëtarët e këtij Komitetit, për një bashkëpunim dhe angazhim në punën që na pret si komitet në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës e në veçanti, pacientëve në nevojë. Në këtë mbledhje u diskutua për Planin e Punës së Komitetit për vitin 2020, ku në debat kontribuuan anëtarët dhe pas debatit, me propozimet që dhanë për plotësim dhe ndryshim të planit u miratua Planin i Punës së Komitetit për vitin 2020, për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuar.

Plani u vlerësua nga anëtarët si i zbatueshëm dhe që do të përmirësoi edhe më shumë kushtet dhe shërbimet për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …